Bolivi, 19 Tetor, NOA- Një grua e re boliviane ka të domosdoshme një ndërhyrje kirurgjikale për të zvogëluar gjoksin e saj gjigant që ka arritur të peshojë rreth 9 kg.
Carol Ortiz, 21 vjeç , vuan nga gigantonastia, ose ipertrofia e gjirit, një gjendje që mund të shkaktohet nga ndryshimet hormonale në trup, të tilla si ajo pubertetit apo shtatzënisë, gjë që shkakton rritjen e gjinjve në përmasa jo normale. Gruaja, që sapo është bërë mama ka deklaruar se ka shumë dhimbje dhe pesha e gjoksit është e padurueshme. Mjekët thonë se shpëtimi i vetëm është një zvogëlim i gjirit, por ajo nuk mund të përballojë shpenzimet e operacionit.
a.e.NOA