English

Integrimi i Shqipërisë në BE, kontribut edhe i arbëreshëve

Tiranë, 18 tetor, NOA – U mbajt sot seminari “Rrugëtimi drejt integrimit evropian i Shqipërisë: kontributi i rajoneve italiane (dhe i Kalabrisë në veçanti) për mbështetjen e Shqipërisë në këtë rrugëtim”.

Ky seminar ishte vazhdim i “Forumit mbi Dialogun Itali-Shqipëri”, që u mbajt në Tiranë më 11 qershor gjatë stinës së veprimtarive “Italia dhe Shqipëria 2010: dy Popuj, një Det, një Miqësi”, dhe ka si qëllim ilustrimin e rolit që administrata vendore mund të luaj në mbështetje të integrimit evropian të Shqipërisë.

Në të morën pjesë ministrjai i Integrimit Evropian, Majlinda Bregu, zv/ministrja e Punëve të Jashtme, Edith Harxhi dhe Mario Bova, ish-ambasador i Italisë në Tiranë, aktualisht drejtor i Përgjithshëm për Evropën në ministrinë e Jashtme italiane.

n.e/NOA

KOMENTE