English

Kontrabanda e naftës, Prokuroria thërret për të dëshmuar Rezart Taçin

Tiranë, 18 tetor, NOA – Prokuroria e Tiranës ka thirrur sot për të dëshmuar në procesin hetimor për kontrabandën e naftës, Rezart Taçin presidentin e kompanisë “Taçi Oil”, dhe “Armo”.

Burime nga prokuroria e Tiranës pohuan se Rezart Taçi është thirrur në cilësinë e një personi që ka dijeni për kontrabandën e naftës, sikundër u thirr për të dëshmuar disa ditë më parë edhe ish ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti.

Presidenti i “Armo-s” dhe “Taçi Oil” po jep shpjegime lidhur me kontrabandën e naftës së papërpunuar virxhin, për të të cilën ish ministri i Ekonomisë, Drita Prifti ka lëshuar akuza të forta ndaj zëvendësdrejtorit të Policisë së Shtetit, Agron Kuliçaj, i përfshirë sipas Priftit në këtë kontrabandë.

Prokuroria e Tiranës i nisi këto hetime pas akuzave që ish ministri i Ekonomisë, Prifti lëshoi në një emision televiziv, ku shënjestroi zëvendësdrejtorin e Policisë së Shtetit, Kuliçaj si dretues i rrjetit të kontrabandës së naftës "virxhin" (Te paster).

Keto deklarata, ministri i shkarkuar Dritan Prifti i ka mbështetur edhe në dëshminë e tij para prokurorëve, hetime të cilat Prifti tha se mund të quhen si hetimi i çështjes së dekadës, për shkak të implikimeve brenda saj të njerëzve me pushtet.

i.t/NOA

KOMENTE