English

Nesër shira dhe vranësira, parashikimi i motit nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 18 tetor, NOA - Vranesirat dhe shirat do te jene prezent gjate dites se marte, 19 tetor 2010, ku me te dendura serish do te bien ne zonat jugore te vendit. Duke iu afruar oreve te mesdites do te kemi shtim te vranesirave dhe shirave ne te gjithe zonen malore te vendit.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te shtoje intensitetin e shirave ne te gjithe territorin shqiptar, here pas here do te kemi edhe shkarkesa me rrufe. Ne te njejtat kushte atmosferike te vranesirave dhe shirave do te mbetemi gjate nates dhe deri mengjesin pasardhes. Temperaturat e ajrit do te pesojne nje rritje te lehte ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle renie me 2 grade ne te gjithe vendin. Era do të fryjë mesatare ne toke dhe deri e forte ne det duke arritur shpejtesine deri ne 40 km/h dhe drejtim jugperendimor ndersa deti do te gjeneroje dallge deri ne 4 apo 5 balle.

Europa

Europa Veriperndimore dhe ajo Juglindore do te perfshihen nga vranësira dhe shira me intensitete te larta. Shira me te konsiderueshem do te bien ne ballkanin Lindor dhe Italine Jugore ku here pas here do te shoqerohen me shkarkesa rrufesh. Ne Gadishullin e Skaninavise do te kete reshje debore si edhe stuhi te forta ere. Ndersa pjesa tjeter e kontinentit do te dominohet nga moti i kthjellet por temperaturat do te vijojne te bien

ndjeshem.

Ngjarje ekstreme në Europë

Greqia do te alarmoje stuhi me rrufe dhe shira te dendur;

Italia Jugore alarmon shira intensive dhe stuhi me rrufe;

Skandinavia rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe reshje debore.

n.e/NOA

KOMENTE