Tiranë, 18 Tetor 2010 NOA - Dita e parë e javës që hyri, ka nisur me kthjellime dhe vranësira ne Veri dhe Qendër.
Ndërsa Jugu pritet të ketë grumbullime te vranesirave te cilat do te gjenerojnë shira te konsiderueshëm.
Mesdita do te sjelle dobesim te shirave duke bere qe here pas here te kemi intervale me kthjellime ne pjesën me te madhe te vendit përjashtuar zonat malore te cilat do te mbeten me vranësira dhe shira.
Më poshtë vijon parashikimi i detajuar i motit, ofruar nga Agjencia Kombëtare e Lajmeve NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Gjate pjeses se dyte te dites do te kemi shtim te vranësirave ne te gjithë vendin dhe per pasoje ne mbremje dhe gjate natës i gjithë territori shqiptar do te përfshihet nga vranësira dhe shira me intensitet te larte.
Shirat do te vazhdojnë edhe ne mëngjesin e se marte kryesisht ne vijen bregdetare.
Temperaturat e ajrit do te pësojnë rritje me 1-2 grade ne mëngjes por mesdita do te sjelle rënie me 2 grade te temperaturave ne te gjithe vendin.
Era do të fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtësi 25 km/h. Drejtimi i erës do te jete Jugor – Juglindor duke bere qe dallgëzimi ne det te arrije 3 apo 4 balle.
Europa
Europa Juglindore dhe Ballkani do te përfshihen nga nje sistem i fuqishëm vranësirash dhe shirash me intensitet te larte.
Problematike situata paraqitet ne Ballkanin Lindor KU shirat do te jene me rrëmbim dhe intensitet te larte, shoqëruar me stuhi te forta ere dhe shkarkesa me rrufe. Sistemi i vranësirave dhe shirave gjate nates do te perfshije gjithashtu nje pjese te Lindjes se kontinentit.
Vendet skandinave dhe Verilindja e kontinentit do te kene reshje te pakta dëbore.
Ndersa pjesa tjeter e Europes do te jete me kthjellime dhe temperatura te ulta.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Ballkani Lindor do te alarmoje rrebeshe shiu dhe ere te forte;
Zona e Alpeve alarmon shira intensive dhe stuhi te forta ere;
Skandinavia rrezikohet nga temperatura te ulëta dhe ngrica.
e.r/NOA