English

PLL: Kundërshtarët, po punojnë kundër interesave të kombit

Mat, 18 tetor, NOA – Drejtuesit e Partisë Lëvizja e Legalitetit po vazhdojnë takimet me strukturat drejtuese të saj në rrethe, duke u bërë gati mbi përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Në kuadër të tyre, këtë fundjavë kryetari i PLL, Ekrem Spahiu dhe nënkryetari Murat Basha ishin në Mat, ku tematika kryesore ishte ngritja e strukturave në gjithë shtrirjen gjeografike të njësive vendore, vlerësimi i punës së të zgjedhurve të PLL-së në pushtetin vendor, evidentimi i kandidatëve për kryetar të njësive dhe këshillave vendore, aktualiteti politik, reforma zgjedhore etj.

Në Burrel, kryetari i PLL, Ekrem Spahiu, ndër të tjera tha se "Shqipëria dhe kombi shqiptar gjatë viteve të fundit kanë arritur suksese historike, si pavarësia e Kosovës, anëtarësimi në NATO etj”.

“Tashmë jemi vend kandidat për në BE dhe para pak ditëve Parlamenti Evropian votoi për heqjen e vizave ndaj qytetarëve shqiptarë. PLL ka të drejtën e plotë dhe legjitime për t'u ndjerë e lumtur, sepse gjatë gjithë historisë së saj 86-vjeçare, ka punuar dhe sakrifikuar që Kosova të jetë e lirë, që Shqipëria t'i bashkohet familjes evropiane e që shqiptarëve t'u rikthehet dinjiteti", tha ai.

Duke vazhduar më tej Spahiu se kundërshtarët politikë nuk janë mjaftuar me internacionalizmin 45-vjeçar, por edhe tani mbas 20 vitesh demokraci, i kundërvihen hapur interesave të vendit, interesave kombëtare dhe rekomandimeve të

kdërkombëtarëve.

n.e/NOA

KOMENTE