Durrës, 18 tetor, NOA – Një 72 vjeçar është gjetur i varur në një pemë pranë fushës së sportit në Shijak.
Burime nga policia e Durrësit thanë se viktima u gjet i varur në orën 07.00 të mëngjesit të sotëm nga familjarët e tij, të cilët lajmëruar efektivët e komisariatit të Shijakut.
Bëhet fjalë për 72 vjeçarin Zeqir Aliu, banor në lagjen popullore në Shijak, të cilin familjarët e tij pasi e kishin kërkuar e gjetën të varur në një pemë pranë fushës së sportit.
Një grup hetimor ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar rrethanat e varjes së 72 vjeçarit.
Aktualisht policia po merr në pyetje familjarët e tij si dhe persona të afërm për të zbardhur ngjarjen.
mit/NOA