Durrës, 18 tetor, NOA – Një 24-vjeçar nga Kosova është ndalur në Portin e Durrësit pasi ka kërkuar të kalojë doganën me dokumente të falisikuara.
Ngjarja ka ndodhur në datë 16 tetor, rreth orës 22.15, dhe personi quhet Xhevat Ismajli, lindur në Gjilan e banues në fshatin Kolovacë e Re, komuna Prishtinë, në Kosovë.
Ndalimi i tij është bërë nga Policia Kufitare e Komisariatit te Policisë Port Durrës. Ismajli ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme, me një pasaportë kosovare. Sipas policisë në faqen 7 të pasaportës ndodhej një Leje Qendrimi gjermane, e cila dyshohet të jetë e falsifikuar.
Policia sekuestroi pasaportën dhe ka nisur veprimet proceduriale.
a.k/NOA