English

U gjet i vdekur, shefi i policisë së rendit të Vlorës u kërkoi përforcime kolegëve

Vlorë, 18 tetor, NOA Update – Pak para se të gjendej i vdekur në makinën e tij, shefi i policisë së rendit në Drejtorinë e Policisë së Vlorës, ka sinjalizuar policinë që t’i dërgonin përforcime dhe ndihmë në zonën e pallateve 4-katëshe të qytetit bregdetar.

Por sapo përforcimet kanë mbërritur, kolegët e kanë gjetur të vdekur atë, të qëlluar nga një plumb dhe duke mos e marrë vesh të vërtetën që ai dinte, derisa u kërkoi ndihmë me ngut në mes të natës, ndërsa gdhihej dita e sotme.

Ky është varianti paraprak që burimet policore të Vlorës i kanë dhënë tani agjencisë së Lajmeve NOA mbi ngjarjen e rëndë të vdekjes së shefit të policisë së rendit në Drejtorinë e Policisë së Vlorës.

E ndodhur sot në orën 04.00 të mëngjesit, ndërsa priste të agonte mëngjesi, ajo i ka tronditur gjithë efektivat policore të Vlorës, të cilat kanë kërkuar ndihmë për zbardhjen e saj dhe siç bëhet me dijeni, tashmë lagjia Çole, pikërisht edhe ku ndodhi akti fatal i goditjes së policit, është mbushur plot me forca të FNSH-së (Ndërhyrjes së Shpejtë).

Mësohet se viktima mban emrin Roland Lika, është 46 vjeç dhe se dyshohet që ai ka mbetur i vrarë gjatë ndjekjes së një personi apo grupi të dyshuar, fakt për të cilin, kolegët dyshojnë edhe pse ai kërkoi në mes të natës të vinin përforcime në lagjen Çole të qytetit të Vlorës.

Por duket se agresori ka qenë më i shpejtë se ata, duke mundur t’ia këpusë në mes jetën policit, pa mundur t’u transmetojë dot kolegëve të tij se ç’kishte parë të dyshimtë.

Forcat policore vazhdojnë që të jenë në vendngjarje duke vijuar hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë, e cila i mori jetën kolegut të tyre...(vijon).

n.e/NOA

KOMENTE