English

Buka e parë në histori, para 30 mijë vitesh

Toskana, 19 tetor, NOA - Ajo ka 30.000 mijë vjet që është krijuar, si buka e parë e bërë nga njeriu modern: një kulaç i pjekur mbi gurë të kuq të nxehtë, nën një nxehtësi të madhe.

Gjurmët e kësaj janë zbuluar në Toskana të Italisë nga një grup italian, i cili i ka publikuar rezultatet në ditarin e Akademisë së Shkencave të Shteteve të Bashkuara, PNAS.

Deri tani besohej se njeriu modern kishte mësuar të prodhonte miellin 18.000 vjet më parë, por kjo në korrespondon, edhe më pas në kohë.

“Kjo si pasojë e njeriut të Neandertalit i cili korrespondon me pamjen e njerëzve të parë anatomikisht modernë”, pohojnë autorët e hulumtimit, të udhëhequr nga Anna Revedin.

Deri tani, ata gjithashtu besonin se nomadët gjahtarë të kohës së Paleolitit, ishin në thelb mishngrënës, por zbulimi i grupit italian ka treguar se ata hanin gjithashtu edhe një copë bukë e pasur me karbohidrate, e cila i ndihmonte ata për t'u bërë ballë momenteve të ftohta dhe mjediseve më armiqësore.

Buka ishte për ta me të vërtetë një ushqim i lehtë për t’u ruajtur dhe transportuar. Zbulimi gjithashtu tregon se shfrytëzimi i drithërave ishte një praktikë e vjetër e krijuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme.

n.e/NOA

KOMENTE