English

Çeçeni, ekzekutohen të gjithë rebelët

Çeçeni, 19 tetor NOA - Forcat e sigurisë kanë vrarë të gjithë ushtarakët islamikë që kishin zënë parlamentin çeçen në Grozny, ku kishin marrë shumë pengje dhe kishin kërcënuar dhe ministrin e agrikulturës.

Gjatë këtij sulmi ka shpërthyer dhe një kamikaz, i cili ka vrarë të paktën 4 persona. Menjëherë pas sulmit policia ka ndërhyrë në ndërtesë duke hapur zjarr ndaj rebelëve.

“Operacioni ka përfunduar, të gjithë ushtarakët islamikë kanë mbetur të vdekur”, - bëri të ditur një burim i forcave të sigurisë çeçene. Sipas të njëjtës agjenci ruse, për momentin është në program një takim mes Ministrit të Brendshëm rus që ndodhet në Grozny dhe presidentit të Çeçenisë Ramzan Kadyrov.

Sulmi, i nisur nga një aksion kamikaz i ka kushtuar jetën katër personave. Kamikazi shpërtheu në një automobil dhe kjo gjatë ardhjes së një makine me në bord disa deputetë.

Kanë qenë të paktën 13 persona që kanë mbetur të plagosur. Terroristët mbërritën në këtë vend në bordin e një mjeti, ku u ngatërruan me makinat e deputetëve të parlamentit.

Një prej tyre shpërtheu në hyrje të ndërtesës, duke lënë të vdekur katër roje të parlamentit. Ndërsa dy rebelët e tjerë hynë në ndërtesë duke marrë dhe disa persona peng.

“Të gjithë rebelët që sulmuan Parlamentin çeçen kanë mbetur të vdekur”, - bëri të ditur një zëdhënës.

r.b/NOA

KOMENTE