English

E marta dita më e keqe në punë, stresi arrin kulmin në orën 11:45

Romë, 19 tetor, NOA – Na duket gjithmonë se dita më e keqe e javës në punë është e hëna, pasi kalojmë fundjavën dhe rikthimi në të, na duket një ferr i vërtetë.

Por një studim i fundit britanik tregon sesi dita e martë është më e keqja e javës, dhe ajo qëna fut stresin më të madh. Studimi britanik, i kryer nga “London School of Economics” tregon se si kohët kanë ndryshuar dhe se 53% e 22 mijë njerëzve të intervistuar për këtë anketë të realizuar në Angli, treguan se të hënë punojnë më pak.

Kjo pasi njerëzit preferojnë të shpenzojnë më shumë orë në zyrë duke u thënë kolegëve atë që kanë bërë gjatë fundjavës.

Ndërsa pasojë e kësaj është se kur kemi ardhur të martën të martë në punë, jemi të detyruar të merremi me sasi të punës që na janë akumuluar ditën e hënë.

Të martën gjithashtu ka një kohë të saktë kur stresi kulmin: në orën 11:45.

Ky hulumtim tregoi sesi të martën punonjësit janë kaq të mbingarkuar me punë saqë nuk kanë kohë as të dalin për drekë.

n.e/NOA

KOMENTE