English

Facebook, dhe telashet nuk kanë të sosur

SHBA, 20 tetor 2010 - Telashet nuk kanë të sosur për rrjetin social Facebook, i dyti më i klikuar në të gjithë botën pas Google. Gazeta The Wall Street Journal”, publikon se disa programe popullore të Facebook-ut kanë transmetuar informacione të identifikimit personal të përdoruesve tek dhjetëra kompani në internet.

Ky zbulim i fundit tregon se mjeti më i përhapur social i komunikimit në internet, po has në vështirësi për çështjen e ruajtjes së privacisë, edhe pse vazhdon të tërheqë një numër të madh përdoruesish. Facebook tha se po përpiqet ta ndreqë këtë problem dhe theksoi me shpejtësi se zbulimi i informacionit kohët e fundit nuk ishte i qëllimshëm, por pasojë e mekanizmave bazë të faqeve kompjuterike.

Përmes një deklarate, Facebook-u thoshte se “nuk ka fakte se janë keqpërdorur informacione personale, apo qoftë edhe grumbulluar ato, si rezultat i kësaj çështjeje”. Megjithatë, disa mbrojtës së privatësisë thonë se është problematik fakti që informacioni u zbulua, pavarësisht se çfarë ka ndodhur me të. /voa/

KOMENTE