Aktorit amerikan, Robert Redford, pallati Elize në Francë i ka caktuar çmimin “Legjion i Nderit”, maksimali i nderimit që të jep shteti francez, dorëzuar nga presidenti Sarkozi në një ceremoni private. “Janë 65 milionë francezë që do donin të ishin në vendin tim”, tha me shaka Sarkozi para ikonës 74-vjeçare të kinemasë botërore.