English

Francë, Sarkozy: Do të hapim rafineritë

Francë, 19 tetor NOA - Presidenti francez, Nicolas Sarkozy, ka bërë të ditur se do të marrë masa të menjëhershme kundrejt bllokimit të rafinerive, të cilët po i lënë shpërndarësit e benzinës në Francë jashtë loje.

Shefi i Elizesë ka konfirmuar se reforma mbi pensionet ka ngjallur shumë protesta dhe pakënaqësi, por gjithashtu shtoi se sistemi aktual i pensioneve nuk mund të zgjasë më shumë.

“Në krahun tjetër jam i bindur se çdo gjë do të zgjidhet dhe besoj se diçka e tillë të mos i kalojë limitet e caktuara”, - bëri të ditur Sarkozy.

Aprovimi përfundimtar i reformës në Parlamentin francez është shtyrë për 24 orët e ardhshme, por ndërkohë duhet thënë se Franca është paralizuar nga ana e karburantit si rrjedhojë e grevës që po mbahet.

r.b/NOA

KOMENTE