English

Gjendet fetusi i një bebeje vajzë, hedhur në koshin e plehrave

Milano, 19 tetor NOA - Një fetus bebeje është gjetur në Milano në një kosh plehrash në stacionin qendror të qytetit. Zbulimi shokues u bë nga një punonjës i pastrimit të territorit, i cili po merrej pikërisht me zbrazjen e përditshme të koshave dhe më pas lajmëroi menjëherë 118-ën.

Policia ka arritur me hetimet e saj të zbulojë se ishte një vajzë e cila kishte pasur një abort dhe më pas ishte përpjekur për të fshehur fetusin.

Vajza, një nomade, u gjet shumë pranë kishës dhe po kërkonte ndihmë, ku menjëherë u transportua në klinikën e Mangiagalli në Milano. r.b/NOA

KOMENTE