English

Ina Rama: Falsifikimi i euros, një rrezik i madh

Tiranë, 19 tetor, NOA - Falsifikatorët e euros, janë kriminelë të rrezikshëm njësoj si ata që kryejnë vepra të rënda penale.

Në këtë ide ka konsistuar fjalimi i mbajtur sot nga prokurorja e Përgjithshme Ina Rama, në konferencën e mbajtur për mbrojtjen e euros, duke theksuar se “evidentimi dhe ndjekja penale e personave të cilët falsifikojnë monedhën euro duhet të jetë një prioritet i organit të akuzës”.

Sipas kryetares së organit të akuzës, vendi ynë i ka të gjitha bazat ligjore për ta luftuar këtë fenomen, por për ta arritur këtë, duhet që të japin kontributin e tyre që të gjithë.

Në këtë kuadër, ajo shtoi se paraqitet nevoja e një bashkëpunimi sa më të mirë me të gjitha institucionet.

“Vendi ynë është i përfshirë në përdorimin e euros dhe për këtë rezultojnë edhe premisat për të falsifikuar atë”, theksoi në fund Ina Rama, lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

KOMENTE