English

Kriza, BE krijon Paktin e ri të Stabilitetit

Bruksel, 19 tetor, NOA – Ministrat evropiane të Financave gjatë një takimi urgjent mbi efektet e krizës ekonomike, kanë vlerësuar se Evropës i nevojitet një Pakt i ri Stabiliteti.

Ata kanë vlerësuar gjithashtu se duhet marrë patjetër parasysh qëndrueshmëria dhe zhvillimi i borxhit publik në të gjitha vendet evropiane.

Marrëveshja, kanë shpjeguar më tej, ministrat evropianë të Financave, tregon sesi kërkon që të ruhet patjetër disiplina në normën e deficitit buxhetor.

Pakti i ri i Stabilitetit merr gjithashtu në konsideratë faktin se ai vlerëson edhe çështjet teknike-politike të shteteve të ndryshme.

Reforma e Paktit të Stabilitetit gjithsesi, nuk ka asnjë referencë numerike në lidhje me borxhin publik, por duhet gjithsesi që ai të mos e kalojë normën e tepruar, e cila konsiderohet në kufirin prej 60 përqind.

Në thelb, ajo që tani është një marrëveshje në parim, parashikon sanksione për vendet që nuk përputhen me kushtet e Paktit.

“Pakti i ri i Stabilitetit parashikon gjithashtu që të rriten mekanizmat e monitorimit në politikat fiskale të shteteve dhe stabilitetit tyre makroekonomik”, citojnë ministrat evropianë të Financave.

n.e/NOA

KOMENTE