Tiranë, 19 tetor, NOA - Lumturimi i Nënë Terezës, mbush sot 7 vjet, që nga dita e 19 tetorit të vitit 2003, kur ajo u lumturua nga Papa Gjon Pali II “Në emër të të varfërve e të dashurisë për Zotin”, duke hedhur kështu hapin e parë drejt shenjtërimit të plotë dhe duke qenë personi i parë për të cilën u reduktua kjo procedurë nga Vatikani.
Që atëherë, kjo datë përkujtohet përvit në Shqipëri, si një festë, e cila gjithashtu përmbyllë edhe aktivitetet e mbështetura prej ministrisë së Kulturës, në kuadrin e 100-vjetorit të lindjes së humanistes së madhe, arsye për të cilën ky vit u quajt prej këtij dikasteri edhe si “Viti i Nënë Terezës”.
Në kuadrin e këtij përvjetori të lumturimit, në kryeqytetin shqiptar përurohet sot projekti "Rruga e Milleniumit për Paqen", i mbështetur nga vetë presidenti i Republikës, Bamir Topi.
"Rruga e Paqes" është në fakt nisma për një rrugë të formuar nga gurë të mbishkruar prej personalitetesh nga e gjithë bota, rrugë pranë Liqenit Artificial në Tiranë.
"Me gjak jam shqiptare; me nënshtetësi, indiane; sa i përket besimit, jam murgeshë katolike; sipas thirrjes, i përkas botës: Por zemra ime, i përket plotësisht Zemrës së Krishtit", do të ishte shprehja me të cilën Nënë Tereza do të vlerësonte veten e saj. Ajo lindi 100 vjet më parë n? Shkup, saktësisht m? 27 gusht 1910 si Agnes Gonxhe Bojaxhi dhe u rrit n? nj? familje t? pasur shqiptare katolike. P
Gjat? nj?rit prej udh?timeve të saj të shumta, n? Kalkuta, ajo ndjeu thirrjen e Zotit p?r të ndihmuar t? varfrit dhe ? nga kjo koh? Tereza jetoi mes m? t? varf?rve n? Kalkut?.
N? vitin 1949 mori n?nshtet?sin? indiane, ndërsa n? vitin 1950, themeloi Urdhërin "Misionaret e Bamirësisë".
Nënë Tereza do të merrte Çmimi Nobel p?r Paqe në vitin 1979.
n.e/NOA