English

NATO: Bin Laden jeton si mbret në Pakistan

Londër, 19 tetor, NOA - Osama Bin Laden dhe zëvendësi i tij Ayman al-Zavahiri jetojnë afër shtëpive janë të vendosura në veriperëndim të Pakistanit.

Kështu ka pohuar një zyrtar i lartë i NATO-s, Aleancës së Atlantikut të Veriut, i cituar nga CNN.

"Asnjë nga njerëzit e Al Kaidës nuk jeton në shpellë", tha burimi, duke shpjeguar se Bin Laden jeton në një situatë rehatie dhe komoditeti maksimal te të afërmit, i mbrojtur nga lokalët dhe nga disa anëtarë të shërbimeve të fshehta pakistaneze.

Ndërkaq, Pakistani nga ana e tij, e ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë mbrojtje për kreun e rrjetit terrorist, Al Kaeda, që thuhet se drejtohet nga Osama Bin Laden,

Sipas zyrtarëve të NATO-s, rajonin ku Bin Laden besohet se jeton duke e ndryshuar gjatë viteve të fundit, ndodhet saktësisht në zonën malore e Chitral (në afërsi të kufirit me Kinën), në luginën Kurram, pranë rajonit afgan të Tora Boras, një bastion i talebanëve në kohën e pushtimit amerikan të 2001.

Zyrtar konfirmoi gjithashtu besimin se Mullah Omar, kreu i talebanëve, ka lëvizur në të gjithë qytetin pakistanez Karaçi e Quetta dhe në muajt e fundit.

Ndërkaq, mnistri i Brendshëm pakistanez Rehman Malik ka thënë se informacione të tilla janë të rreme dhe mohoi se Bin Laden dhe Mullah Omar janë në territorin pakistanez.

n.e/NOA

KOMENTE