Tiranë, 19 Tetor, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Martë, 19 Tetor 2010. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht.
Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.
Gazetat shqiptare kanë si argument kryesor të ditës së sotme çështjen e reformës zgjedhore, duke e trajtuar përmes ftesës së kryeministrit për të mbledhur tryezën e partive, si edhe alarmit të OSBE për ta finalizuar sa më parë atë. Ato paraqesin edhe detaje nga vrasja e një oficeri policie dje në qytetin e Vlorës. Ndërkaq, një argument tjetër i të përditshmeve sot është edhe ai i martesës së Edi Ramës me Linda Bashën, ku thuhet se kanë dorëzuar çertifikatat në Bashki dhe celebrimi bëhet ps 10 ditësh.
E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Nano, plan për rikthim në politikë”, i cili citon detaje nga aksioni politik i parashikuar prej ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Edi Rama shpall martesën me Linda Bashën, celebrimi pas 10 ditësh”, referuar martesës së përfolur të kryesocialistit.
“Kodi, Berisha thërret tryezën e partive”, është një artikull që citon qëndrimin e shprehur dje publikisht nga kryeministri për reformën zgjedhore.
“Reforma zgjedhore/ SHBA-BE: Zgjidhni krizën politike” është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje.
Gazeta “Panorama” publikon si artikullin e saj kryesor ditën e sotme atë me titullin “Kodi zgjedhor/ Tryeza e partive, Rama refuzon ftesën e Berishës”, i cili tregon detaje nga vendimi për të mbledhur tryezën e partive mbi kodin zgjedhor.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Ekzekutohet me plumb në kokë oficeri i policisë, telefonata e fundit me kolegët ndërsa ndiqte një të dyshuar në lagjen Çole”.
Ndërkaq, lidhur me emërimet, në këtë të përditshme do të gjeni artikullin me titullin “PS sulmon kandidaten për Gjykatën Kushtetuese, hesht PS”.
Artikull tjetër i kësaj gazete në kuadrin e krimit, është edhe ai me titullin “Prishi fejesën para 7 muajsh, gjendet i vrarë në rrugën Tiranë-Elbasan”.
“Gazeta Shqiptare” ka si titull kryesor të saj “Ekzekutohet polici, i vëllai: Krimineli qëlloi mbi shtetin”, i cili tregon intervistën e dhënë nga vëllai i policit të vrarë dje në qytetin e Vlorës, ndërsa ndiqte një të dyshuar.
“Pengmarrësit e biznesmenit, telefonatat i bënin nga ministritë kryesore në Tiranë”, është një artikull tjetër i kësaj të përditshmeje , në rubrikën dossier.
Ndërsa në një artikull të veçantë në këtë të përditshme do të lexoni atë me titull “Nikollë Lesi: Më mirë zgjedhje, sesa t’i lutemi shoferit Nano”.
“Martesa me ligj e Edi Ramës me Linda Bashën, duhet të presin 10 ditë për celebrimin” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë, referuar çiftit të ri mediatik.
Gazeta “Shqip” hapet me titullin kryesor “Skandali tek Liqeni: Ndërtime në 180 mijë m2”, i cili tregon detaje nga ndërtimet që po bëhen tek zona e Liqenit në Tiranë.
Një artikull tjetër i kësaj gazete është ai me titullin “Sondazhi/ Shumica e shqiptarëve: Nuk jemi gati për Bashkimin Evropian”.
Ndërsa çështja e krizës politike, mbërrin në numrin e sotëm të kësaj gazete përmes artikullit “SHBA: Kriza në Shqipëri pengon demokracinë”.
“Bode dhe Fullani në SHBA për deficitin buxhetor” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.
E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin kryesor “OSBE: Bëni urgjent reformën zgjedhore”, i cili i referohet qëndrimit të OSBE për të zgjidhur sa më parë çështjen e reformës dhe kodit zgjedhor, se zgjedhjet lokale po afrojnë.
Artikull tjetër i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Tiranë-Elbasan: I marrin jetën për borxhin 2 mijë euro”.
Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Vëzhgim i KJ: Si po dështon procesi i legalizimeve”.
Ndërsa në rubrikën “intervista” do të lexoni “Liliana Hoxha: Ju rrëfej jetën në Bllok”.
n.e/NOA