English

SHBA presion Kinës: Lironi nobelistin e Paqes!

Pekin, 19 tetor, NOA – Kina duhet që ta lirojë sa më parë fituesin e çmimit Nobel të Paqes, Liu Xiaobo, ndërsa e mban të mbyllur brenda në burg si disident i regjimit të saj politik.

Kjo është thirrja që prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Eric Holder, u bëri sot autoriteteve kineze, duke u thënë se qeveria amerikane mendon se çmimi për Liu është më se i merituar.

Në këtë kuadër, ai i bëri thirrje Pekinit që të zbatojë detyrimet e tij ndërkombëtare përsa i përket respektimit të të drejtave të njeriut.

Nga ana e tij, Pekini zyrtar reagoi me zemërim ndaj vendimit për t’i dhënë çmimin Nobel të Paqes Liu Xiaobo.

n.e/NOA

KOMENTE