Gjermani, 20 tetor 2010 NOA/ Rid Bulku - Një 26-vjeçar gjerman është përpjekur të vetëvritej, duke detyruar pilotin e një Cessna C172 të humbiste kontrollin e mjetit fluturues për një çast pasi e kërcënoi me një thikë dhe më pas është hedhur i vetëm jashtë tij.
Tragjedia ka ndodhur në 500 metra lartësi në qiellin e Mynihut, ku i riu u përplas me çatinë e një birrarie në një qendër të Palsweis. Piloti u ul pak minuta më vonë.
Viktima që gjeti vdekjen ka qenë një 26 vjeçar me emrin Pascal R., ndërsa piloti ishte Markus K, 42 vjeç. "Jam i lodhur nga jeta dhe dua të vdes e të hidhem së bashku me avionin ", - bërtiti i riu, por piloti u mbrojt me të gjithë forcat e tij edhe pse po fluturonin në një shpejtësi prej 200 kilometrash në orë ai arriti të mbante kontrollin e avionit.
Në këtë pikë pasagjeri i vetëm i avionit hapi derën e tij dhe u hodh i vetëm në hapësirë duke rënë mbi çatinë e një birrarie.
Pronari i birrarisë bëri të ditur se i riu ishte plotësisht i zhveshur dhe kjo me shumë mundësi pasi rrobat e tij janë grisur nga era e fortë gjatë rënies që ka pësuar.
Në krahun tjetër piloti, i cili për shumë kohë kishte qenë në shërbim të Luftwaffe dhe në misione në Afganistan, arriti të ulte mjetin fluturues 10 minuta më pas në aeroportin e Augsburg, kjo dhe pse kishte plagë të shumta në fytyrë.
Policia më pas, ka gjetur në apartamentin e viktimës, një letër lamtumire.
r.b/NOA