English

Tryeza për reformën, LSI “po” ftesës së Berishës, i pakuptimtë bojkoti i Ramës

Tiranë, 19 tetor, NOA – Lëvizja Socialiste për Integrim e ka pranuar e para ftesën e kryeministrit Sali Berisha për të marrë pjesë në tryezën për reformën zgjedhore që do të mbahet të premten në orën 11.00 në mjediset e Kryesisë së Kuvendit.

Përmes një deklarate për shtyp, Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama i është përgjigjur pozitivisht ftesës së shefit të qeverisë duke theksuar se “Ofrojmë kontributin tonë për reformën zgjedhore”.

Duke iu referuar deklaratës së djeshme të kryesocialistit Edi Rama, i cili bëri të ditur paraprakisht se Partia Socialiste nuk do të marrë pjesë në tryezën për reformën zgjedhore, pa u bërë më parë transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit, sekretari i LSI-së, Rama tha se “Është i pakuptimtë bojkoti i opozitës, pasi reforma zgjedhore duhet të realizohet sipas standardeve të OSBE/ODIHR”.

“Mendoj se nevojitet pjesëmarrje dhe jo vetëpërjashtim”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama.

Në tryezën e partive politike do të diskutohet të premten për reformën e re zgjedhore që duhet të realizohet ndërsa jemi në pritje të zgjedhjeve të ardhshme vendore që do të mbahen në 8 maj.

mit/NOA
KOMENTE