Tiranë, 19 tetor, NOA – Një ditë pas gjetjes në kilometrin e 22-të të rrugës Tiranë-Elbasan, i hedhur mes shkurreve i riu 22 vjeçar Shkëlqim Nozli, policia e Tiranës ka vënë në pranga dy persona si të dyshuar për vrasjen e të riut.
Për arsye hetimi burime nga policia e kryeqytetit nuk bëjnë të ditur identitetin e dy të dyshuarve.
22 vjeçari Shkëlqim Nozli u gjet dje në afërsi të Krrabës.
Dyshimet e para se mos i riu ishte aksidentuar me makinë ranë menjëherë pasi rezultoi se Nozli ishte vrarë me armë zjarri.
Policia është duke studiuar të gjitha pistat e kësaj vrasjeje për të mbërritur zbardhjen e saj.
mit/NOA