English

Vrasja e Shkëlqim Nozlit, autori një 19 vjeçar

Tiranë, 19 tetor, NOA, Update, - Një ditë pas gjetjes në kilometrin e 22-të të rrugës Tiranë-Elbasan, në afërsi të Krrabës 22 vjeçarin e vrarë, Shkëlqim Nozli, policia e Tiranës ka prangosur sot si të dyshuarin e kësaj vrasjeje një 19 vjeçar si dhe ka arrestuar dy bashkëpunëtorë të tij.

Në një konferencë për shtyp zëdhënësja e policisë së kryeqytetit, Alma Katragjini deklaroi se është arrestuar 19 vjeçari Albano Kusi, i cili dyshohet se për motive të dobëta ka vrarë me armë zjarri Shkëlqim Nozlin.

Por, Katragjini bëri me dije se për moskallëzim të krimit janë arrestuar edhe dy punonjës të burgut 313 në Tiranë.

Njëri prej tyre është 28 vjeçari Ilir Agolli, ndërsa punonjësit tjetër nuk i bëhet i ditur identiteti.

22 vjeçari Shkëlqim Nozli u gjet dje në afërsi të Krrabës.

Dyshimet e para se mos i riu ishte aksidentuar me makinë ranë menjëherë pasi rezultoi se Nozli ishte vrarë me armë zjarri.

mit/NOA
KOMENTE