Kaliforni, 20 tetor NOA - Një nënë e re ka vrarë dy vajzat e saj binjake me një shpatë samuraj. Gjithçka ka ndodhur në Fairfield, në Kalifornia, ku Monica Mçarrick, 28 vjeçe, me precedent të mëparshëm dhune dhe përdorim të lëndëve narkotike, ka masakruar vajzat e saj Lily dhe Tory dhe më pas ka tentuar të vetëvritej.
"Pranë dhomës së saj, ndodhej një shpatë samuraj e njollosur me gjak dhe një shishe pilulash”, - bëri të ditur Andre Douglas, një fqinj i saj.
Ai arriti që të futej në shtëpinë Monicas nëpërmjet dritares së katit të tretë dhe kjo ndërsa shumë të tjerë tentuan me forcë të shtynin derën.
Në vendngjarje mbërriti menjëherë policia, që ende nuk ka bërë të ditur motivet e kësaj tragjedie.
Monica Mçarrick, tashmë duhet të përgjigjet për akuzat e abuzimeve ndaj të miturve, vrasjes dhe posedimit të lëndëve narkotike.
r.b/NOA