Belgjikë, 20 tetor NOA - Një student 16-vjeçar është therur nga një shoqe e tij e klasës në oborrin e shkollës në Jumet, shumë pranë qytetit të Charleroi, në Belgjikë.
Vajza, një 18-vjeçare, ka goditur disa herë me thikë shokun e saj në oborrin e shkollës. Studentja është përballur me shokun e saj dy herë, duke e goditur në qafë e më pas në trup. Tashmë djali gjendet i shtruar në spital në një terapi intensive.
Vajza është marrë në pyetje nga policia e Charleroi dhe duhet të shfaqet orët e ardhshme para trupit gjykues.
r.b/NOA