English

Cassano dhe Marciallis shumë shpejt me një djalë

Itali, 21 tetor NOA - Tashmë është bërë e ditur që fëmija i parë i çiftit Antonio Cassano dhe Carolina Marcialis do të jetë një mashkull. Lajmi është bërë zyrtar nga "Corriere Mercantile", I cili ka pohuar për lumturinë e futbollistit nga Bari dhe bashkëshortes së tij.

Tashmë kanë filluar thashethemet mbi emrin që do të zgjedhin për ti vënë djalit dhe shumica flet se do të jetë Nicola dhe kjo në kujtim të padronit të Barit. Një tjetër emër i përfolur është ai Eugenio, pasi ishte pikërisht Eugenio Fascetti që zbuloi talentin e “Fantantonio”. Flitet gjithashtu dhe për Giovanni, pasi ishte pikërisht Trapattoni që bëri prezantimin e Cassanos në përfaqësuesen Italiane.

Megjithatë këto janë vetëm zëra pasi çdo gjë mbetet ende për tu vendosur nga vetë çifti.

r.b/NOA

KOMENTE