Presidenti i Republikës, Bamir Topi, dekoroi Presidentin e UEFA-s, Mishel Platini, me Urdhrin “Nënë Tereza”, me rastin e 80-vjetorit të krijimit të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kjo, në shenjë vlerësimi dhe nderimi të thellë për një ndër figurat më të spikatura të futbollit në botë.