English

Herman van Rompuy-Berisha: Shqipëria një hap nga liberalizimi i vizave

Tiranë, 20 tetor, NOA – Presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy, i cili ndodhet në Tiranë ka deklaruar në në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministrin Sali Berisha se nuk spekulon dot lidhur me opinionin e KE-së për nisjen e bisedimeve për statusin kandidat të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke garantuar se ky opinion do të jetë i drejtë.

Presidenti i KiE-s, Rompuy theksoi se ka përgëzuar kryeministrin Berisha për progresin që ka bërë Shqipëria këto 20 vite, si duke u bërë anëtare e NATO-s, dhe duke mbërritur në marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në, ndërkohë që për statusin kandidat të së cilës pritet që KE të japë opinionin e tij në nëntor.

Por, presidenti i KiE-s ka garantuar se Bashkimi Evropian e mbështet integrimin në këtë komunitet të Ballkanit Perëndimor, porse për t’u integruar, presidenti Rompuy theksoi se Shqipërisë i mbeten ende punë për të bërë për të realizuar integrimin në BE.

Sipas presidentit të KiE-s, zgjerimi i BE-së do të bëhet mbi performancën, reformat dhe punën e bërë nga qeveria, duke siguruar se axhenda e respektimit të demokracisë dhe e shtetit të së drejtës do të mbeten pika kyç në këtë proces të integrimit. Presidenti i Këshillit të Evropës e përgëzoi qeverinë shqiptare për reformat e ndërmarra, progresin në shumë drejtime, si në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve.

Rompuy bëri me dije se e ka njohur qeverinë me sfidat e reja përdrejt integrimit ku reformat mbeten të rëndësishme, ndërsa garantoi se BE do ta mbështetsë Shqipërinë përdrejt integrimit, porse për këtë përgjegjësia kryesore i mbetet drejtuesve të vendit.

“Integrimi dhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor nuk varet vetëm nga . E përgëzoj Shqipërinë për rolin që luan në stabilitetin e rajonit”, vlerësoi presidenti i KiE-s.

Presidenti Rompuy foli edhe për vendimin për heqjen e vizave duke theksuar se “Kjo është një çështje jo vetëm simbolike, por edhe praktike. Simbolike sepse lidhet me një nga liritë më themelore të qytetarëve të BE-së dhe praktike, sepse u jep qytetarëve mundësi të prekshme”.

“Vendimi për liberalizimin e vizave për Shqipërinë është vetëm një hap nga marrja e tij dhe unë mendoj, që ky vendim do të merret shumë shpejt”, konfirmoi presidenti i Këshillit të Evropës, Herman Van Rompuy.

Ndërsa kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij gjatë konferencës për shtyp tha se e njohu presidentin e Këshillit të Evropës me përpjekjet dhe reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Kryeministri Berisha ka garantuar rishtas se qeveria do të bëjë çdo përpjekje për vizat.

Ai theksoi sakaq se Raporti i ri i Komisionit Evropian për opinionin për statusin është një raport pune për qeverinë.

Shefi i qeverisë bëri me dije se gjatë takimit kokë më kokë me presidentin e KiE-s diskutuan edhe për çështjet në rajon, dhe për zhvillimet në Kosovë.

Kjo është vizita e parë Presidentit të KiE-s Van Rompuy në Tiranë.

Ai kishte theksuar më parë se vjen në Shqipëri për të dhënë një mesazh inkurajimi.

Presidenti Van Rompuy do të takohet edhe me Presidentin e Republikës, Bamir Topi.

Presidentit Van Rompuy, ka mbërritur në Tiranë në kuadër të turit të tij në në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihen vizitat në Malin e Zi, Maqedoni dhe Bosnje Hercegovinë.

mit/NOA
KOMENTE