Tokio, 20 Tetor, NOA - Një burrë japonez 57-vjeçar u ndalua nga policia pasi kaloi 54 ditë me radhë në një banjë publike tradicionale pa paguar.
Ai jetoi për bukuri aty brenda duke mos paguar asnjë detyrim dhe duke ngrënë ushqime të paketuara.
Sipas policisë, njeriu i ndaluar, i papunë dhe i pastrehë, më 25 gusht hyri në ambjentet e një tualeti publik në një qyteti në Japoninë qendrore-perëndimore dhe ka dalë jashtë tyre vetëm të dielë, duke u përzënë që andej nga policia.
Justifikimi që ai dha për këtë ngjarje, ishte se shteti nuk qe në gjendje t’i siguronte një strehë dhe punë, prandaj ai do t’i siguronte ato si të mundte, ndaj askush nuk mund ta paragjykonte.
n.e/NOA