English

Imami-Mujota: Do ta ndihmojmë Kosovën për emergjencat civile

Tiranë, 20 Tetor, NOA - Persepektiva e bashkëpunimit në të ardhmen në fusha konkrete të mbrojtjes dhe sigurisë, qëndron në bazë të raporteve mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Ky fakt u theksua gjatë takimit të përbashkët mes ministrit të Mbrojtjes, Arban Imami, takohet me homologun e tij kosovar, Fehmi Mujota në Tiranë.

Imami nga ana e tij, siguroi edhe një herë ministrin Mujota, për mbështetjen që Forcave të Armatosura Shqiptare do t’i japin Forcave të Sigurisë së Kosovës, si në aspektin e trajnimit, por edhe në rastet e emergjencave civile.

“Kosova ishte një histori suksesi për NATO-n. Histori suksesi për dy arsye: arsyeja e parë për shkak të angazhimit të plotë e të gjithanshëm të NATO-s në Kosovë. Së dyti, për shkak të angazhimit të qytetarëve të Kosovës, të partive politike, parlamentit, qeverisë, për të siguruar që ky vend të mbështetet në vlerat e paqes, lirisë, demokracisë, respektit të njeriut, respektit të minoriteteve, çka ka krijuar jo vetëm një mjedis politik të qëndrueshëm të brendshëm, por që reflekton, sigurisht, edhe një stabilitet shumë më të madh për rajonin”, tha Imami në fjalën e tij.

Duke shtuar se pavarësia e Kosovës, ka rritur nivelin e sigurisë dhe stabilitetit të të gjithë Ballkanin.

Ndërsa ministri kosovar Mujota në deklaratën e tij tha se “Kosova po ecën në rrugë të drejtë, në rrugën që dëshmon se është e do të jetë një faktor i paqes dhe stabilitetit në rajon”.

Duke përfunduar se Shqipëria dhe Kosova janë dy vende faktor për stabilitetin e rajonit dhe kanë një vizion filozofi të drejtuar drejt integrimeve euro-atlantike.

n.e/NOA

KOMENTE