English

Kapet abuzuesi nëpërmjet Facebook

Australi, 20 tetor NOA - Për herë të parë në Australi, policia mori ndihmën e Facebook për të arrestuar një person të akuzuar për kërcënime kundrejt të tjerëve.

Forcat policore të Melburnit e morën denoncimin nga ana e një personi, i cili kishte qenë objekt i kërcënimeve, fyerjeve dhe ngacmimeve nëpërmjet rrjetit shoqëror.

Rruga drejt kapjes së tij ishte tepër precize, ku u mblodhën të gjithë mesazhet private që kishte dërguar ai dhe më pas u regjistrua një video në të cilën sergjenti Stuart Walton, lexon tekstet e tyre. Më pas u bë e ditur se personi në fjalë kishte pranuar këtë fakt dhe kishte fshirë profilin e tij të Facebook. “Policia është duke i konsideruar me mjaft vëmendje këto çështje kërcënimesh. Në këtë rast mundëm të shërbejmë shumë mirë ndaj “viktimës” dhe kjo duke përdorur vetë faqen e rrjetit shoqëror”, - bëri të ditur Walton.

r.b/NOA

KOMENTE