English

Krerët e opozitës mblidhen në tryezë: Transparenca, pastaj reforma zgjedhore

Tiranë, 20 Tetor, NOA – Opozita paraqitet mëse e vendosur sërish për t’i shkuar deri në fund aksionit të saj mbi transparencën e zgjedhjeve të 28 qershorit dhe vetëm pas kësaj, mund të tregohet e gatshme për të diskutuar me mazhorancën për reformën zgjedhore.

Ky ka qenë përfundimi me të cilin ka dalë tryeza e krerëve të partive opozitare, e sapo zhvilluar sot në Tiranë, iniciuar nga kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, i cili ka mbledhur rreth saj aleatët për të diskutuar për hapat që do të ndërmerren për si dhe për axhendën e protestave që opozita ka paralajmëruar të nisë së shpejti.

Në dalje, opozitari Preç Zogaj ka theksuar se krerët e opozitës theksuan edhe njëherë mendimin se nevojitet transparencë për zgjidhjen e krizës politike në vend.

“Transparenca kërkon opozitë ndërkombëtare, të bëhet transparenca, pastaj reforma zgjedhore”, tha ai.

Në tryezën e cila sapo mbaroi këto momente morën pjesë krerët e partive aleate me PS-në si Paskal Milo, Spartak Ngjela, Nard Ndoka, Skënder Gjinushi si dhe ish deputeti i LSI-së Ndre Legisi...(vijon)

n.e/NOA

KOMENTE