English

MPPT: Koncesioni, ndërpritet hetimi ndaj “Sas Sakar”

Tiranë, 20 tetor, NOA – Ministria e Punëve Publike dhe Transportit lidhur me çështjen e procedurës koncesionare të nisur më datë 10 tetor 2007 dhe të përfunduar më 3 shtator 2009, ‘‘Për dhënien me konçesion të shërbimit të kontrollit teknik të detyrueshëm të mjeteve me motor dhe rimorkiove’’, ka njoftuar se nga organi i akuzës është vendosur pushimi i hetimit.

Sipas njoftimit të akuzës citohet se ‘‘…Megjithatë shkeljet e konstatuara nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave në dokumentacionin e paraqitur nga shoqëria Sas Sakar kanë qenë të mjaftueshme që ofertuesi ankimues të skualifikohej dhe oferat e tij të konsiderohej e pavlefshme . .. apo …. nuk rezultojnë elementë të ndonjë vepre penale në masën e veprimeve në kundërshtim me parimet dhe qëllimet e ligjit të koncesioneve dhe akteve nënligjore në zbatim të tij që ka cënuar lirinë e pjesëmarrësve dhe barazinë e shtetasve në tendera publike me qëllim krijimin e avantazheve ose priviligjeve të padrejta për të tjerët dhe aq më tepër në kuptimin e përgjithshme të kryerjes me dashje të këtyreve veprimeve që përbëjnë mospërmbushje të rregullt të detyrës nga personat në ushtrim të funksionit publik…’’.

Subjekti i skualifikuar Sas Sakar për këtë procedurë ka ndjekur të gjitha fazat e ankimit të parashikuar në legjislacion atë administrativ, gjyqësor civil pranë Gjykatës së rrethit gjyqësor Tiranë, dhe atë penal.

n.e/NOA

KOMENTE