English

Parashikimi i motit për ditën e sotme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 20 Tetor, NOA - Mengjesi i sotem ka nisur me alternime kthjellimesh dhe vranesirash ne veri dhe qender, por me vranesira dhe shira ne te gjithe zonen jugore te vendit.

Ne te njejtat kushte atmosferike pritet te jemi edhe gjate oreve te mesdites.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Gjate pjeses se dyte te dites do te kemi shtim te vranesirave duke bere qe shirat me intensitet te larte te perfshijne te gjithe territorin shqiptar.

Edhe gjate nates pritet qe shirat te jene me te njejtin intensitet sidomos ne zonat malore ku shirat do te shoqerohen me shkarkesa rrufesh.

Temperaturat e ajrit do te pesojne nje renie te lehte ne mengjes. Ndersa mesdita do te ruaje vlera konstante te temperaturave ne te gjithe vendin.

Era do të fryjë e lehte dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h dhe drejtim jugperendimor kjo do te beje qe deti te kete dallgezim deri ne 2 balle.

Europa

Kontinenti europian do te dominohet nga vranesira dhe shira te konsiderueshem.

Problematike situata paqaqitet ne gadishullin e ballkanit dhe Europen qendrore ku here pas here shirat do te jene ne forme rrebeshi.

Ne vendet skandinave temperaturat do te pesojne serish renie ne oret e vona te mbremjes do te kete edhe reshje te pakta debore.

Perjashtim ben Europa jugperendimore e cila do te dominohet nga moti i kthjellet dhe vranesira kalimtare.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia alarmon shira intensive dhe stuhi me rrufe;

Europa Qendrore rrezikohet nga shira te dendur;

Skandinavia rrezikon stuhi te forta ere dhe reshje debore.

n.e/NOA

KOMENTE