English

Rama-Countryman: Raportet me SHBA, do konsolidohen

Tiranë, 20 tetor, NOA - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, priti sot në një takim zv/ndihmës-Sekretarin e Shtetit për Europën, Thomas M. Countryman, ku shkëmbyen mendimet dhe opinionet e tyre në lidhje me situatën politike në Shqipëri.

ountryman vlerësoi ndryshimet që ka pësuar kryeqyteti shqiptar gjatë 10 vjetëve të fundit dhe shprehu interesimin e tij për veprimtarinë politike të opozitës shqiptare deri në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Nga ana e tij, Edi Rama i shpjegoi atij domosdoshmërinë e bërjes së transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit 2009 në funksion të shpëtimit të zgjedhjeve të ardhshme lokale që do të mbahen në 8 maj.

Si Edi Rama, ashtu dhe Countryman, shprehën besimin se marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara do të vazhdojnë të konsolidohen edhe më tej si një shprehje e vullnetit dhe miqësisë që ekziston mes dy popujve.

n.e/NOA

KOMENTE