Tiranë, 20 tetor, NOA - Vranesirat dhe shirat do te mbeten prezent edhe gjate dites se enjte, 21 tetor 2010, ku shira te dendur do te bien ne veri dhe veriperendim te vendit. Mesdita do te sjelle nje dobesim te shirave ne vend dhe duke i zhvendosur ato vetem ne zonat malore.
Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:
Shqipëria
Pjesa e dytë e ditës do të permiresoje kushtet atmosferike duke i larguar shirat gradualisht nga i gjithe territori per te ri-kthyer kthjellimet ne vend. Në kushtet e kthjellimeve dhe vranesirave kalimtare do te jemi ne mbremje dhe gjate nates.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë nje renie te lehte në vlerat e mëngjesit ndersa mesdita do të ruajë vlera konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim kryesisht perëndimor kjo do të bëjë që deti të kete dallgëzim 2 balle.
Europa
Pjesa me e madhe e kontinenit do te dominohet nha moti i kthjellet por temperatura te uleta. Ndersa Europa verilindore do te dominohet nga vranesira dhe shira te konsiderueshem. Problematike situata paqaqitet ne edhe ne nje pjese te qendres se kontinentit ku shirat do te jene prezent gjate gjithe dites. Ne gadishullin e Skandinavise do te vijojne serish reshjet e debores. Po ashtu, vranesira dhe shira do te kete edhe ne ishujt britanike por ne sasi me te pakta.
Ngjarje ekstreme në Europë
Italia jugore do te mbetet me shira intensive dhe stuhi me rrufe;
Hungaria rrezikohet nga stuhi te forta ere dhe mjegull te dendur;
Gadishulli Skandinav rrezikon stuhi te forta ere dhe debore.
n.e/NOA