English

Shkodër, qëlloi me armë një makinë, kapet autori pas 7 muajsh

Shkodër, 20 tetor, NOA – Shërbimet e policisë së Shkodrës kanë vënë në pranga sot në orën 14.00, 23 vjeçarin Zef Gjergji, i shpallur në kërkim prej muajit mars të këtij viti.

Sipas policisë Zef Gjergji ishte shpallur në kërkim pasi në 10.03.2010, në orët e vona të natës kishte qëlluar me armë zjarri pistoletë mbi një makinë tip benz, e parkuar në lagjen “Skënderbeg”, pikërisht në vendin e quajtur “Fermentim”, në qytetin e Shkodrës, duke e dëmtuar automjetin.

Materialet për veprat penale të kanosjes serioze, shkatërrimit të pronës dhe armëmbajtjes pa leje ndaj Zef Gjergjit i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë së Shkodrës.

mit/NOA

KOMENTE