English

Sondazhi: Gjithmonë e më pak seks, kështu nis divorci

Londër, 20 Tetor, NOA - Mungesa e interesit për seks në çift dhe nisja e ftohtësisë dhe largësia me njerëzit janë ndër shkaqet kryesore të kërkesave për ndarje ose divorc midis çifteve të pjekura.

Një sondazh i kohëve të fundit, i botuar nga “Dialy Mail” e vë gishtin e tij në këtë murtajë të shoqërisë moderne: divorcit mes çifteve të pjekura, duke pohuar se të gjithë u ankuan për mungesën e interesit për seks nga ana e partnerit, si arsyeja kryesore nga nisën të gjitha ankesat dhe kërkesat për divorc.

Këtu bëhet fjalë për çiftet të martuara për një kohë të gjatë, mbi pesëdhjetë vjeç.

Sipas një studimi të kohëve të fundit, botuar në “Daily Mail”, 28% e çifteve ishin ndarë për shkak se partneri i tyre është emocionalisht i ftohtë dhe i largët; prej 3 muajsh kishte një humbje të interesit në seks, dhe më në fund, 27% sepse nuk kishte më angazhim për të ruajtur një marrëdhënie.

Ekspertët besojnë se ky fakt ndodh në të gjithë ato çifte që, për shembull, kanë mbetur së bashku në mënyrë që të sigurojnë për fëmijët, por që, pasi ata kanë shkuar në shtëpi, duhet të pajtohen me veten e tyre dhe, kështu hapi drejt ndarjes është i shkurtër. Veçanërisht nëse çifti ka mbetur së bashku vetëm për fëmijët e tyre.

Ndërkaq, anketa, e kryer nga Saga, cila është e specializuar në lidhjet në çift, tregoi sesi një përqindje jo e vogël e ndarjeve është edhe për shkak të arsyeve ekonomike, ku 9% ankohet për mungesën e kontributit financiar nga partneri, ndërsa 8% ankohet për një tendencë të tepërt për të shpenzuar.

n.e/NOA

KOMENTE