English

Vjen e plotë në shqip, vepra e Georg Büchner

Tiranë, 20 Tetor, NOA/Milena Selimi - Vepra e plotë e shkrimtarit gjerman Georg Büchner do të prezantohet e plotë për publikun më 21 tetor në sallën "Black Box" të Akademisë së Arteve.

Shkrimtari gjerman, i cili ndërroi jetë ndërsa ishte shumë i ri, vetëm 23 vjeç, konsiderohet si një ndër paralajmëruesit e epokës moderne në letërsi.

Nën përkthimin e Ardian Klosit do të vijnë në një vëllim të vetëm veprat “Vdekja e Dantonit” dhe “Vojceku” si dhe komedia “Leonce dhe Lena”, tregimi “Lenci” e pamfleti politik “Korrieri i Landit i Hessenit”.

Me këtë rast, do të shfaqen disa skena nga “Vojcek” dhe “Vdekja e Dantonit” si dhe do të referojnë Ardian Klos, Jurge Rohling e Arben Kumbaro.

m.s/n.e/NOA

KOMENTE