English

Aeroportit të Marsejës i rikthehet normalitetit

Paris, 22 Tetor NOA- Aksesi në aeroportin e Marsejës-Provence, pas kaosit të shkaktuar nga manifestimet që e bllokuan atë për pesë orë, po i kthehet normalitetit. Kanë qenë rreth 200 protestues që janë larguar pasi mbërritën autoritetet.

Siç bëhet e ditur nga ministri i brendshëm, Brice Hortefeux, ditën e mërkurë janë arrestuar 245 persona dhe kjo në fushatën protestuese kundër reformës për pensionet. Qarkullimi tashmë duhet thënë se ka nisur rregullisht. Kanë qenë të shumtë udhëtarët që janë detyruar të braktisin autoveturat e tyre për t’u drejtuar aeroporteve. Janë rreth 245 persona që janë arrestuar ditën e djeshme gjatë manifestimeve kundër reformës së pensioneve. Gjithçka është bërë e ditur nga ministria e brendshme në Paris dhe nga vetë ministri, Brice Hortefeux, në radion Europe 1. Kështu është rritur në 1.901, numri i arrestimeve që nga fillimi i protestës, më 12 tetor.

r.b/NOA

KOMENTE