English

Aksident i rëndë rrugor në Romë, vriten katër rumunë

Romë, 22 tetor NOA - Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur gjatë mesnatës, ku bilanci fillestar flet për katër të vdekur. Drejtuesi i makinës dhe pasagjerët janë të gjithë rumunë nga mosha 19-22 vjeç dhe të gjithë ishin në bordin e një Opel Astra.

Autovetura, që po udhëtonte me një shpejtësi të lartë, është rrotulluar në momentin që shoferi humbi kontrollin. Në vendngjarje duhet thënë se mbërritën menjëherë autoritetet.

Tre prej djemve u ndanë menjëherë nga jeta, ndërsa njëri prej tyre u transportua në spital ku pas disa çastesh gjeti vdekjen. Policia po vazhdon hetimet në lidhje me këtë çështje, ku sipas një ndërtimi të parë të ngjarjes thuhet se shkaku kryesor i këtij aksidenti ishte shpejtësia e lartë e autoveturës.

r.b/NOA

KOMENTE