Tiranë, 21 Tetor, NOA – Ftesën e bërë publike nga ana e kryeministrit Berisha për mbledhjen e një tryeze ditën e nesërme mbi ndryshimet në reformë zgjedhore, është konsideruar prej opozitës si një provokim i tij i radhës ndaj saj.
Një fakt të tillë e ka pohuar deputetja socialiste Arta Dade, në fjalën e mbajtur sot gjatë seancës parlamentare, duke theksuar se ky akt nuk është gjë tjetër veçse një provokim i radhës nga kryeministri Berisha.
Duke shtuar më pas se opozita nuk ka për të marrë pjesë në këtë tryezë të thirrur prej Berishës pa u zgjidhur më parë çështja e transparencës së zgjedhjeve, kërkesë kjo e vazhdueshme prej më shumë se një vit prej saj që pas procesit të 28 qershorit 2009.
"Berisha mendoi se do të mashtronte shqiptarët dhe ndërkombëtarët se transparencën e zgjedhjeve e pengon Kushtetuta, por nuk e beson njeri", theksoi Dade më tej në fjalën e tij.
Duke përfunduar se kryeministri ka treguar se nuk ka vullnet politik për zgjidhjen e krizës politike në vend.
n.e/NOA