English

Berisha: Beqja nuk është diskriminuar, ka marrë tendera se i ka fituar

Tiranë, 21 tetor, NOA – Pasi deputeti Ilir Beqja deklaroi para pak minutash në kuvend se nuk ka shkelur kushtetutën dhe betimin solemn të deputetit, kryeministri Sali Berisha replikoi menjëherë duke deklaruar se “ne nuk i japim tenderat në bazë të ngjyrës së firmave të biznesit.

Ai i kërkoi deputeti Ilir Beqja që të tregojë të vërtetën se nuk është diskriminuar nga qeveria dhe se ka marrë disa tendera në vitin 2009.

“Zotëria që u ankua për qeverisjen time nuk ka marrë fonde vetëm nga Vangjush Dako në vitin 2009, ai ka fituar 3 tendera në emër të diskriminimit, në Ministrinë e Kulturës, në ministrinë e Brendshme, para zgjedhjeve, por më duket se edhe në Këshillin e Ministrave”.

Zoti Berisha i kërkoi deputetit socialist të ketë moral dhe të tregojë se pushtetarët e tanishëm nuk e kanë në moralin e tyre diskriminimin siç e kanë prore socialistët, bëri të ditur kryeministri.

“Ne nuk i japim tenderat për të përlyer njeri, ua japim atyre që paraqesin ofertën më të mirë. Dhe ato kohë që ky deputet ka marrë tenderat dilte çdo ditë e akuzonte nëpër konferenca shtypi qeverinë”, tha shefi i ekzekutivit.

“Ti duhej ta thoje që nuk je persekutuar, por ke aplikuar dhe ke fituar, sepse ne nuk e diskriminojmë biznesin”, tha kryeministri.

Ndërsa në një replikë të menjëhershme me kryeministrin deputeti Blendi Klosi tha se xhaxhai im ishte biznesmen përpara se të bëhesha unë politikan.vijon...

NOA

KOMENTE