English

Berisha: S’kemi Gjykatë Administrative? Çështjet e saj do t’i gjykojnë gjykatat

Tiranë, 21 tetor, NOA - Shqipërisë aktualisht vërtet i mungon Gjykata Administrative, por nuk i mungon në fakt asnjë nga kodet civile, të cilat mbulojnë këtë vakuum ligjor të mos-ekzistencës së saj.

Ky ka qenë mesazhi që sapo ka dhënë gjatë mbledhjes së qeverisë, kryeministri Berisha, duke shtuar se çështjet civile diskutohen në të gjitha gjykatat e këtij vendi, paçka se Gjykata Administrative, duke shmangur në këtë mënyrë gjithë mungesat që krijon mungesa e një gjykate të tillë.

“Prandaj, duhet të studiohen të gjitha mundësitë e një kristalizimi dhe funksionimi më të shpejtë, më të zhdërvjellët të të gjitha çështjeve që do t’i gjykonte Gjykata Administrative”, tha Berisha lidhur me një fakt të tillë.

Duke këmbëngulur se duhet të gjendet një mundësi e përafrimit të modaliteteve të shqyrtimit të çështjeve civile, e duke i dhënë fund në këtë mënyrë hapësirës boshe që po krijohet me mungesën e një Gjykate Administrative.

Kjo e fundit nuk gjeti miratimin në Kuvend, pas mosdhënies së konsensusit nga ana e opozitës dhe menjëherë pas kësaj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dogjën fondin prej miliona dollarësh, të taksur për ndërtimin e një institucioni të tillë në Shqipëri ... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE