English

Drejtori i “Cosmote” vlerësohet me çmimin “Menaxher i vitit”

Athinë, 21 tetor, NOA - Drejtorit të Përgjithshëm i kompanisë “Cosmote”, Michael Tsamaz, iu dha Çmimi “Menaxher i vitit” gjatë konferencës së 12-të Ndërkombëtare të Telekomunikacionit “Info-Com World”.

Konferenca është pika e përvitshme e takimit të autoriteteve dhe bizneseve në telekomunikacion, si dhe drejtuesve të kësaj fushe.

Nga ana e tij, Tsamaz falënderoi organizatorët e konferencës për çmimin, i cili, sipas tij, është vlerësim për përpjekjet e drejtuesve dhe punonjësve të “Cosmote” për të ruajtur e zgjeruar më tej praninë dhe rritjen e kompanisë në Greqi dhe Europën Jug-Lindore në këto kohë të vështira.

Tsamaz falënderoi veçanërisht, abonentët e “Cosmote” për preferencën dhe besnikërinë e tyre.

Gjatë gjysmës së parë të vitit 2010, “Cosmote” është e vetmja ndër 17 liderët e tregut të telefonisë celulare në tregjet përkatëse europiane që ka rritur përqindjen në të 3 treguesit kryesorë të performancës: pjesë tregu, pjesë tregu sipas të ardhurave dhe Ebitda sipas sektorit.

AMC është pjesë e grupit “Cosmote” që në vitin 2000 dhe ka përfituar së tepërmi nga zhvillimi dhe risitë teknologjike që ofron një grup kompanish me aktivitet në të gjithë Europën juglindore.

n.e/NOA

KOMENTE