English

Ekstradohet nga Roma, Edmond Beluli, i dënuar për trafikim femrash për prostitucion

Tiranë, 21 tetor, NOA – Zyra Qendrore Kombëtare e Interpol Tiranës ka ekstraduar sot nga Roma 32 vjeçarin nga Cërriku Etdmond Belul Beluli i dënuar me 18 vite burg për trafikimin e femrave për prostitucion në rrethana rënduese.

Zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica tha në një konferencë për shtyp se ekstradimi i të kërkuarit u krye sot rreth orës 11:30.

Etmod Beluli ishte dënuar nga Gjykata e Elbasanit më 21 shkurt të vitit 2002 me 18 vite burg për trafikimin e femrave për prostitucion në rrethana rënduese.

Policia e Shtetit bën me dije se në vitin 2000, 32 vjeçari Edmond Beluli, në bashkëpunim me shtetasit Fatmir Kallo dhe Leonard Qazimi, kanë trafikuar për qëllime përfitimi përmes prostitucionit shtetasen B. Ç., ecila aktualisht është 26 vjeç.

Sipas të dhënave Edmond Beluli e ka çuar shtetasen me iniciale B. Ç. në Milano, ku e ka shfrytëzuar për prostitucion.

Por, në 10 gusht të 2009-ës Interpol Tirana është informuar nga Interpol Roma, se ky shtetas ndodhej në burg në Itali.

Lokalizimi dhe arrestimi i tij me qëllim ekstradimin e Belulit në Shqipëri erdhi si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Etmond Beluli iu dorëzua sot në aeroportin “Nënë Tereza” përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

mit/NOA
KOMENTE