SHBA, 22 tetor NOA - Electronic Arts, kolosët e video-lojërave, kanë theksuar se qëllimi i tyre kryesor janë lojërat në celulare dhe si rrjedhojë kanë zyrtarizuar blerjen e Chillingo, i cili është editor i pavarur i specializuar në platformën IOS të Apple dhe ndër të tjera ka publikuar dy iPhone aktualë si “Cut the Rope” dhe “Angry Birds”.
Lajmi është bërë i ditur nga EA dhe nga blog-u teknologjik i Wall Street Journal, e cila ka cituar një burim të afërt të operacionit dhe ka deklaruar se bëhet fjalë për një marrëveshje prej 20 milionë dollarësh.
r.b/NOA